Njeriu që kujdeset më së miri për shëndetin e tij, iu këshillon kështu për tu mbojtur nga koronavirusi

5-herë futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë rreth temës më aktuale në botë, virusit corona i cili ka prekur mijëra njerëz rreth globit.

Superylli portugez nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërkuar kujdes maksimal dhe të ndjeken këshillat e OBSH-së.

Ai i ka ofruar mbështetje edhe shokut të skuadrës, Daniele Ruganit i cili së fundmi është prekur nga ky virus.

Kjo është letra e plotë e Cristiano Ronaldos:

Bota është duke kaluar nëpër disa momente të vështira të cilat kërkojnë kujdesin dhe vëmendjen prej të gjithë neve.

Po iu flas juve sot, jo si lojtar i futbollit, por si djal i dikujt, baba, një qenie njerëzore i shqetësuar me zhvillimet e fundit të cilat po prekun botën.

Është e rëndësishme që ne të gjithë të ndjekim këshillën e OBSH-së (Organizatës Botërorë të Shëndetësisë) dhe trupave të qeverisë se si të përballemi me këtë situatë. Ta mbrojmë jetën e njerëzve duhet të jetë prioriteti kryesor.

Dua të shprehi ngushëllimet e mia tek të gjithe që kanë humbur dikë të afërm, unë solidarizohem me ata që janë duke luftuar virusin, siç është shoku im i skuadrës, Daniele Rugani dhe mbështetja ime e vazhdueshme tek profesionistët e mrekullueshëm të shëndetit të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.

Cristiano Ronaldo

Kujtojmë që, virusi i cili për herë të parë preku Kinën, epiqendrën më të madhe tani e ka në Itali, atje ku numri i të vdekurve nga ky virus ka kaluar shifrën e 1000 personave.

Ndryshe, Daniele Rugani, Callum Hudson-Odoi, Mannu Gabbiadinni, janë disa nga futbollistët të cilët janë prekur nga ky virus, pa harruar edhe trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta i cili mbrëmë njoftoi se është prekur nga ky grip.