Zubin Potok

Një vit në pozitën e kryetarit në Zubin Potok, Zeqiri: Ndryshimi është i madh

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri pasi që janë bërë një vit që është në detyrën e kryetarit të kësaj komune, ka thënë se ndryshimi prej fillimit e deri tash është i madh.

“Janë bërë një vit që kur jemi në detyrën e kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, ndryshimi nga fillimi deri më tani është shumë i madh, them se bie që atëherë kur ne i morëm detyrat dhe e filluam punën u përballëm me revolta të mëdhaja të ndikuara nga shteti serb përmes grupeve kriminale me të cilat u ballafaquan policia, ne si kryetar e ju i gazetar me kundërshtimet deri me gjuajtjet me armë drejt nesh mirëpo nuk kemi pësuar ndonjë lëndim,” tha Zeqiri në “Debat Plus”.

Sipas Zeqirit, detyra si kryetar i Komunës së Zubin Potokut ka qenë e vështirë në tremujorshin e parë të vitit të kaluar.

“Në komunën e Zubin Potokut janë mbi 12 serbë të pranuara, polic të rinj dhe punojnë çdo ditë, unë e shoh një gjendje më normale, qarkullimi është më i lirë, gjendja është nën kontroll,” shtoi Zeqiri.