Një shok i mirë si Ibra: Ylli i Milanit ia bën dhuratë të gjithë bashkëlojtarëve nga një Sony Playstation 5

Zlatan Ibrahimovic u ka blerë të gjithë bashkëlojtarëve të tij te Milani nga një Sony Playstation 5

Ibrahimovic po tregon shpirtin e liderit dhe si duket ka suprizuar shokët e skuadrës pas startit të mirë të këtij edicioni.

Suedezi u ka blerë bashkëlojtarëve të tij nga një Sony Playstation 5, derisa shumë nga ta e kanë falenderuar 39 vjeçarin në rrjetet sociale.

Musaxxhio dhe Castillejo ishin ndër të parët që falenderuan Ibran në Instagram.

Ndryshe, këtë fundjavë Milani luan në udhëtim te Napoli në kuadër të Serie A.