Joni Asher

Një izraelit njohu gruan, fëmijët dhe vjehrrën në videon e pengjeve: Ai lutet për ndihmë, Hamasi e çoi familjen e tij në Gaza (VIDEO)

Izraeliti Joni Asher i tha televizionit Channel 12 se gruaja e tij, dy fëmijët dhe vjehrra u dërguan në Rripin e Gazës dhe se ai i pa në një video nga ai territor palestinez, i cili drejtohet nga ekstremisti islamik Hamas.

Asher shpjegoi se gruaja dhe fëmijët e tij po vizitonin gjyshen e tyre në Kibbutz Nir Oz pranë kufirit të Rripit të Gazës kur ata u morën peng gjatë futjes së ekstremistëve të Hamasit, transmeton Ballkani.info.

Para kësaj, ai i tha televizionit se nuk kishte folur me familjen për disa orë, por se kishte gjurmuar telefonin e gruas së tij në Rripin e Gazës.

Ai bëri lutje të dëshpëruara për ndihmë për të gjetur familjen e tij dhe i raportoi ata të zhdukur.

“Pashë që telefoni i gruas sime ishte në Khan Yunis (qytet në Rripin e Gazës),” tha izraeliti për radion ushtarake, duke shtuar se ai informoi policinë dhe mbrojtjen civile dhe se nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite admirali Daniel Hagari konfirmoi më herët se Hamasi ekstremist mori pengje, civilë dhe ushtarë izraelitë në Rripin e Gazës dhe se ushtarët izraelitë u vranë gjithashtu në konfliktin me Hamasin.

Ai nuk tha se sa pengje u morën, as sa ushtarë u vranë, por se përleshjet vazhdojnë ende në 22 lokacione në jug të Izraelit.

Mediat izraelite njoftuan sonte se katër ekstremistë po mbajnë ende dy izraelitë në një apartament në qytetin Ofakim, 12 kilometra nga kufiri i Rripit të Gazës.

Kjo ka vazhduar për një ditë të tërë pasi disa automjete me ekstremistë kanë hyrë në qytet, raportoi TV Channel 12.

Hamasi njoftoi se po mban peng dhjetëra ushtarë dhe oficerë izraelitë në Rripin e Gazës dhe se ata janë në “vende dhe tunele të sigurta”.

Zëdhënësi Hamabu Obeida tha se ata u kapën gjatë futjes në Izraelin jugor.

Nëse kjo është e vërtetë, kjo mund të çojë në negociata të komplikuara për shkëmbimin e të burgosurve me Izraelin, i cili mban mijëra palestinezë në burgjet e tij, sipas AP.

Sulmi i befasishëm ndaj Izraelit filloi herët këtë mëngjes kur mijëra raketa u hodhën në pjesën jugore dhe qendrore të vendit dhe dhjetëra luftëtarë të Hamasit kaluan kufirin në disa vende në ditën e një feste të madhe fetare hebraike. /Ballkani.info/