Një person ka humbur jetën, dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” , në afërsi të fshatit Belorta.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, raporton Tvklan.al.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare vetura e tipit “Hyundai”, të cilin e drejtonte ngasësi me iniciale N.M është përplasur me veturën “Volkswagen”, të cilën e voziste një person me inicialet V.M.