Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 21-të në Serie A, duke e mposhtur Sampdorian.
Napolitanët triumfuan minimalisht 1:0 ndaj gjenovianëve në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Golin e vetëm për skuadrën e Luciano Spallettit e ka shënuar Petagna në minutën e 43-të të takimit.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është paraqitur për 90 minuta në fushë.
Me këtë fitore, Napoli mban pozitën e tretë me 43 pikë, derisa Sampdoria renditët në pozitën e 15-të me 20 sosh.







