Greqia

Një foshnjë shpëtohet nga përmbytjet në Greqi, shikoni skenën emocionuese

Pas zjarreve të mëdha në pyje, Greqia u godit nga një stuhi shkatërruese.

Të paktën 15 persona humbën jetën, shtëpitë u përmbytën dhe infrastruktura u shkatërrua.

Disa mbetën të bllokuar në ndërtesat e përmbytura, përfshirë një foshnjë, e cila u shpëtua nga aksioni i guximshëm i shpëtimtarëve.

Në videon që u bë virale, shpëtimtari depërton në katin përdhes të përmbytur dhe e nxjerr foshnjën nga shtëpia.

Ai më pas ia dorëzon nënës së saj, e cila qan nga lumturia ndërsa mban sërish në krahë fëmijën e saj.

Njësitë e EMAK dhe shërbimet zjarrfikëse vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të shpëtuar njerëzit në zonat e prekura nga përmbytjet.