Nike e shpall Francën kampione, por ishte një gabim që u zgjidh shpejt

Firma e njohur e veshjeve sportive, Nike, njoftoi në faqen zyrtare këtë të premte, për pak minuta, hedhjen në treg të fanellës së kombëtares franceze me tre yje pranë stemës, që simbolizon fitimin e tri Kupave të Botës.

Çështja është se “Gjelat”, pavarësisht se janë në finalen e Katarit, e kanë fituar turneun vetëm në dy raste: 1998 dhe 2018.

Në një linkun, që më pas është fshirë, kompania amerikano-veriore e ka ofruar fanellën për 89.99 euro. E veçanta ishte së numri i yjeve ishte tre, kur ende mbetet për t’u fituar finalja e Katarit.

Argjentina dhe Franca do të kërkojnë të fitojnë secila për herë të tretë Botërorin në finalen që do të zhvillohet të dielën, në orën 16:00, në stadiumin Lusail./Demokracia.com