Nga muaji shkurt lejet e qarkullimit dhe patenta bëhen 3 vjeçare

Nga 1 Shkurti 2019, lejet e qarkullimit ndërkombëtar do të lëshohen për një periudhë tre vjeçare, me të njëjtën tarifë që aktualisht paguhet për 1 vit.

Mirëpo, duket se nuk është kjo e vetmja risi, por edhe patentat ndërkombëtare do të lëshohen për një afat 3 vjeçar.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se zgjatja e afatit të vlefshmërisë së patentave ndërkombëtare nuk do të sjellë ndryshim tarife.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të lëshojë Leje Qarkullimi Ndërkombëtare, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të Lejes 1 vjeçare!” – njofton DPSHTRR.