Foto

Tabela në Superligë pas javës së 31-të: Ballkani dhe Llapi vazhdojnë garën për titull, ngec Drita

Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën për titullin e kampionit, shkruan Gazeta Express.

Por, të njëjtën gjë nuk e bëri edhe Drita, e cila u ndal me barazim nga Dukagjini.

Ballkani vazhdon të kryesojë në tabelë me 63 pikë, dy më shumë se Llapi.

Ndërsa, Drita ka ngecur në pozitën e tretë me 59 pikë.

Garë e fortë është duke u zhvilluar edhe për ikjen e pozitës së barazhit, me Gjilanin dhe Feronikelin ’74 që tani kanë pikë të barabarta.

Fushë Kosova mbetet matematikisht në garë për mbijetesë, kurse Liria veç është përshëndetur nga elita e futbollit kosovar.

Rezultatet e javës së 31-të:

Tabela: