Yllit vushtrrias i Norwich Cityt, Milot Rashicës i ka rënë vlera dukshëm, bazuar në transfermarket, shkruan Insporti.

Ish- futbollisti i Werder Bremenit ka vlerën aktuale 8 milionë, teksa vlera me e lartë e tij ishte në vitin 2019 kur qe pjesë e Werderit me 35 milionë.

Kurse, nga vlera 9 milionë që kishte në janar të këtij viti kur kaloi të Norwichi, në bazë të të dhënave të Transfermarket, vlera aktuale e Rashicës është 8 milionë.

Rashica kaloi tek skuadra e Norëichit në korrik të këtij viti që po lëm pas. Sulmuesi kosovar nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me klubin nga Premierliga angleze.

Ndeshjet e fundit, Rashica nuk është paraqitur me skuadrën e Norëich pasi është i lënduar.