Neymar për filmin turk që thyen rekorde: Qava si një fëmijë

Superylli i Paris Saint-Germain Neymar të martën ka lavdëruar filmin turk “Mrekullia në qelinë nr. 7” që e shikoi derisa po qëndron në karantinë.

Sulmuesi brazilian ndau një imazh të filmit në llogarinë e tij në Instagram të martën duke thënë: “Ata që kanë fëmijë mund të kuptojnë se çfarë mendoj tani. Çfarë filmi! Unë qava si një fëmijë”.

Drejtuar nga Mehmet Ada Oztekin, Mrekullia në qelinë nr. 7 (Yedinci Kogustaki Mucize) u bë filmi më i shikuar 2019 në Turqi me 5.3 milionë shikime.

Bazuar në një film të Koresë së Jugut të 2013-ës me të njëjtin emër, filmi tregon historinë e një babai me të meta mendore dhe vajzës së tij, pasi ai është dënuar padrejtësisht për vrasjen e një fëmije, shkruan AA.