Neymar marrëveshje sekrete me Realin apo Barçën? Vjen reagimi i PSG-së

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain ka thënë për Eurosport se lajmet në mediat spanjolle për ekzistimin e një marrëveshjeje sekrete mes klubit dhe Neymarit, që t’ia mundësonte brazilianit largimin nga PSG janë të rreme.

Lajmet e para të gjoja marrëveshjes sekrete dolën nga emisioni televiziv “La Porteria” në Channel Beteve, të cilat më pas u përhapen në mediat e shkruara spanjolle.

Marrëveshja e përfolur pohonte se Neymar do të largohej nga PSG-ja për 200 milionë euro, në drejtim të njërit prej dy gjigantëve spanjoll, Real Madrid apo ish-klubin e tij, Barcelonë.

Por, PSG-ja i ka mohuar zërat e ekzistencës së një klauzole të tillë, duke i thënë Eurosportit se shkrimet në mediat spanjolle janë lajme të rreme.