Klubi madrilen i ka vënë vetes synimet për përforcimin e skuadrës në edicionin tjetër.

Dëshira më e madhe për Real Madridin mbetet Eden Hazard, me sulmuesin e Chelseat që është kandidati numër një për të zënë vendin e lënë zbrazët nga largimi i Cristiano Ronaldos.

Gjithsesi, në rast se nuk do t’ia dalin të realizojnë këtë transferim, Los Blancos kanë vënë në shënjestër yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Florentino Perez është i gatshëm që klubi i tij të drejtohet me një ofertë prej 150 milionë eurosh për Salah. Gjithsesi tifozët e Liverpoolit do të duhet të shqetësohen më tepër në rast se Hazard nuk do të veshë fanellën e bardhë pasi atëherë e gjithë vëmendja e Realit do të kthehet drejt yllit të tyre.