“Nëse një ditë fitojmë 1-0 dhe nuk luajmë mirë, do të shkoj i mërzitur në shtëpi”

Quique Setién dëshiron të fitojë te Barcelona duke luajtur bukur.

Që prej kohës së Pep Guardiolës, Barcelonës i ka munguar ajo ‘tiki-taka’ e mrekullueshme.

Duket se Quique Setién do të tentojë të rikthejë atë lojë të bukur që dikur kishte Barça.

“Dua të bëjmë lojë të bukur, për mua kjo është më e rëndësishmja, dhe më pas me lojë të bukur vijnë edhe rezultatet”, tha Setien.

“Nëse një ditë fitojmë 1-0 por nuk luajmë mirë, do të shkojë i mërzitur në shtëpi”.