Nën shoqërimin e policisë italiane, Cristiano Ronaldo rikthehet në Torino

Cristiano Ronaldo më në fund është rikthyer në Torino.

Në momentin që shpërtheu coronavirusi në Itali, ylli portugez kishte marrë familjen e tij për t’u vetëizoluar në Madeira.

Atje, 35-vjeçari ka kaluar pushimet me të dashurën dhe fëmijët e tij, derisa në mbrëmje është rikthyer në Torino.

Juventusi ka njoftuar të gjithë lojtarët se duhet të rikthehen në Itali që të fillojnë me stërvitjet individuale, derisa ato grupore do të jenë më 18 maj.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i përfundoi pushimet në vendlindjen e tij dhe u lejua të futej në Itali.

Portugezi u pa nën përcjelljen policore në Torino, ndërsa këto ditë do të fillojnë  stërvitjet te Zonja e Vjetër.