Negociatat e njoftuara nga pala turke për blerjen e Sistemit të dytë të mbrojtjes kundërajrore ruse S-400 dhe transferimin e teknologjisë të S-400, bazuar nga informacionet që kanë arritur të sigurojnë ekspertët ushtarakë që përcjellin zhvillimet në Industrinë ushtarake, janë afër dështimit.

Thuhet se pala ruse nuk pranon të transferoj teknologjinë e S-400, çka ka shtyrë palën turke që të mos pranoj nënshkrimin e kontratës për blerjen e Sistemit të dytë kundërajrorë S-400, nëse kontrata nuk e parasheh edhe transferimin e teknologjisë.

Rusia frikësohet që në rast se ja transferon Turqisë teknologjinë për prodhimin e S-400, ajo mund ta ndaj me SHBA dhe vendet tjera të NATO-s, çka  mund të qoj në zbulimin e pikave të dobëta të sistemit kundërajrorë S-400.

Pas dështimit të bisedimeve thuhet që Ushtria turke ka në plan që përmes Industrisë ushtarake turke të filloj që ta kopjoj Sistemin S-400 dhe ta prodhoj vet për nevoja të Ushtrisë turke.

Kur jemi te kopjimi thuhet se në ujërat e Detit të Zi tani më është Anija ushtarake e SHBA, Destrojeri Donald Cook, i cili do të marr pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake më Ushtrinë turke, ku edhe do të testohet dhe analizohet puna e Sistemit S-400, të blerë në vitin 2019.