Barcelona

Negociata të avancuara, Barcelona pikas në Premier League “Yaya Tourenë” e ri

Barcelona e ka të qartë objektivin e merkatos për verën e ardhshme. Katalanasit synojnë të përforcojnë repartin e mesfushës dhe i preferuari është Amadou Onana, lojtari që aktivizohet me Everton në Premier League.

22-vjeçari cilësohet si një fenomen për shkak të forcës fizike dhe teknikës që posedon, teksa në Barcelonë e krahasojnë me ish-lojtarin Yaya Toure. Drejtuesit, fillimisht do të duhet të largojnë një lojtar nga organika aktuale për t’i bërë më pas vend Onanas.

Dhe, kjo është edhe arsyeja më e fortë se pse katalanasit nuk do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin që në merkaton e janarit. Klubi spanjoll i duhet kohë në dispozicion dhe merkato e janarit nuk premton shumë për tratativa të cilat nuk janë edhe aq të lehta për t’u realizuar.

Aq më tepër kur kartoni i Onanës varion te 50 deri në 60 milionë euro. Gjithsesi, Barcelona nuk është e vetmja e interesuar për shërbimet e Onanas, pasi edhe Manchester United e ndjek prej kohësh senegalezin.