Në këtë kanal mund ta shikoni ndeshjen e Dritës në Ligën e Kampionëve. Nuk e transmeton RTK-ja!

Radio Televizioni i Kosovës nuk do të transmetojë sot ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Inter d’Escaldes.

Lajmi për gazetën është konfirmuar nga redaktori i sportit në RTK, Blerim Vuniqi.

“Jo, ndeshja Drita-Inter sonte nuk do të transmetohet në RTK”, deklaroi Vuniqi për Gazetën Olle.

Ndërkohë, kanali “Juanfa Soto” në Youtube ka paralajmëruar transmetimin e takimit Drita – Inter.

Edhe pse me kualitet të dobët, faqja në fjalë është duke e transmetuar ndeshjen tjetër të kësaj faze mes Tre Fiori dhe Linfield.

Mbetet të shihet nëse aty do të transmetohet edhe ndeshja e kampionit të Kosovës.

Sfida mes Dritës dhe Inter d’Escaldes fillon sot prej orës 18:00.

Takimi i përket fazës preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen mund ta shikoni duke klikuar KËTU./