Këtë vikend pas një pushimi gati dy mujor, rikthehet elita e futbollit kosovar me ndeshjet e javës së 19-të.

Të gjitha skuadrat janë gati dhe kanë bërë një punë të madhe gjatë përgatitjeve dimërore, derisa edhe në afatin kalimtar kanë bërë disa lëvizje interesante gjë e cila na bënë të besojmë se do të kemi një garë shumë interesante, shkruan Ballkani.info

Vëmendja në javën e 19-të do të jetë përballja ndërmjet Dritës e Llapit dy skuadra që cilësohen kandidate për titull të kampionit.

Joshëse do të jetë edhe sfida Dukagjini – Malisheva, ndërsa kampioni aktual Ballkani do të udhëtojë te fqinjët në Prizren ku do të ndeshet me Lirinë.

Më poshtë gjeni orarin komplet të kësaj fundjave. /Ballkani.info