Tifozët

Në Francë vazhdojnë  skandalet e tifozëve, këtë herë sulmohen ata të Brest

Një muaj pasi disa ultras vendas hodhën gurë mbi autobusin e Lyon, duke plagosur trajnerin Fabio Grosso para ndeshjes kundër Marseille, një tjetër episod dhune tronditi Francën.

Një tjetër ndeshje në Ligue 1 rrezikoi të kthehej në një tragjedi. Autobusi që transportonte rreth gjashtëdhjetë tifozë të Brest, që ktheheshin nga transferta e Montpellier u qëllua me gurë ndërsa po udhëtonte në autostradë. Xhama të thyer, një tifoz i plagosur lehtë dhe shumë frikë janë shkaku i gjestit të turpshëm. Në fakt, tragjedia u rrezikua, duke parë madhësinë e gurëve të hedhur mbi autobusin e mbështetësve të Brest.

“Ajo që ndodhi ishte shumë e rëndë, duke parë dëmtimin e automjetit mund ta kuptoni impaktin. Nëse guri do të ishte hedhur nja dy metra më poshtë do të kishte goditur shoferin dhe rreziqet do të ishin shumë më të mëdha, duke pasur parasysh që autobusi ishte duke udhëtuar në autostradë. As që mund ta imagjinoj tragjedinë që mund të kishtë ndodhur me 60 mbështetësit tanë në automjet. Ne do të konsultohemi me forcat e sigurisë për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhi. Unë do të doja edhe një herë, si i gjithë klubi, të jap mbështetjen time për tifozët tanë. Si dhe të shpreh keqardhjen që këto lloj ngjarjesh, të cilat mund të kishin përfunduar në një tragjedi të vërtetë, vazhdojnë të ndodhin”, tha tekniku i Brest Eric Roy.

Ndeshja në Ligue 1 përfundoi me fitoren 1-3 të Brest. Esteve zhbllokoi ndeshjen me një autogol në minutën e 20’, duke kaluar miqtë përpara. Savanier pastaj barazoi me penallti në fillimin e pjesës së dytë. Pereira Lage në të 64’ dhe Dumbia në shtesë i dhanë fitoren miqve. /Ballkani.info