Në ankand fanella legjendare, pritet oferta mes 5 e deri me 7 milionë dollarë

Fanella me nr.24 e veshur nga legjenda e NBA-së Kobi Brajant, pritet të dalë së shpejti në një ankand që do të organizojë kompania e njohur “Sotheby’s”. Bëhet fjalë për uniformën që ylli i Lejkersit ka mbajtur në sezonin 2007-2008, sezon në të cilën Kobi Brajant fitoi si titullin në NBA, ashtu dhe trofeun “MVP”.

Një fanellë origjinale, ku është edhe autografi i vetë baskebollistit (tek numri 2), ndarë tragjikisht nga jeta tri vite më parë pas një aksidenti ajror.

Prania edhe autografit e ka bërë këtë fanellë edhe më të rëndësishme, ndaj për kompaninë që do ta nxjerrë në ankand këtë bluzë pritet një ofertë e jashtëzakonshme.

Sipas “Sotheby’s”, pritet që ofertat të shkojnë nga 5 deri në 7 milionë dollarë, çka do të ishte një rekord për një ankand të këtij lloji. Për këtë arsye, ky ankand pritet me mjaft interes, pasi bëhet fjalë për një objekt që ka mbajtur një ikonë e sportit të basketbollit, i adhuruar në të gjithë botën.