Në shenjë respekti për familjen që varros dy djemtë, Labi nuk publikon këngën e re sot

Dy vëllezërit nga fshati Ratishë e Deçanit që u mbytën nga treni në qytetin Bruckberg të Gjermanisë, do të varrosen sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit.

Në shenjë respekti për familjen Arifaj, këngëtari Labinot Tahiri ka anuluar publikimin e këngës së re, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me motrën e tij, Sarandën.

Nëpërmjet një shkrimi në Instagram, Labi ka thënë se “e ndajnë dhimbjen me të gjithë familjen, qytetarët dhe ata që ky rast i ka prekur thellsishtë në shpirtë“.

Tutje këngëtari nga Ferizaj ka ngushëlluar familjen Arifaj, ndërsa për dy fëmijët e ndjerë është lutur që të jenë të parajsës.

“Përshëndetje i dashur publik dhe ju qytetarë! Sot kjo familje ka mërzinë shumë të madhe, për vdekjen e dy djelmoshave në moshë të fëmirisë! Unë dhe motra nuk do ta hedhim këngën e paralajmruar për sot! Ne ndajmë dhimbjen me të gjithë familjen, qytetareët dhe ata që ky rast i ka prekur thellësishtë në shpirtë. Familje e nderuar Arifaj! Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta nga familja ime dhe ata që nuk e kanë pa këtë rast! Zoti i dërgoftë ata dy engjuj në PARAJSË!“, ka shkruar ai.