Ndonëse qeveria që ai drejton i shpalli luftë të hapur sindikatave, në veçanti asaj të arsimit, sot, 1 Maj, në Ditën e Punëtorëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar gjatë se si “punëtorët në sektorin privat duhet të jenë në solidaritet me njëri-tjetrin dhe të organizohen nëpër sindikatat e tyre”.

Kreu i ekzekutivit tha ndër të tjera se qeveria duhet të jetë “aleati më i besueshëm” i tyre, ndërsa shtoi se “vetëm me mbështetje shoqërore dhe institucionale zmbrapsen tendencat e punëdhënësve oligark për të shfrytëzuar dhe heshtur punëtorët. Më shumë bashkim, më shumë organizim, më shumë fuqi!”.