Todd D. Robinson

Ndihmës Sekretari amerikan vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, takon Ramën dhe shmang Kurtin

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri dhe Kosovë.

DASH njofton gjithashtu se Robinson do të vizitojë më pas Kosovën në datat 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Për takimin në Kosovë, DASH nuk njofton se ndihmës sekretari do takohet me kryeministrin Kurti. 

“Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson do të vizitojë Kosovën më 20 deri më 22 mars ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, si dhe me përfaqësues të sektorëve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë, u njoftua në një komunikatë për shtyp të Departamentit amerikan të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Todd D. Robinson veçse ka mbërritur në Tiranë, Shqipëri, ku do të takohet gjithashtu me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.