Nobeli

Ndahet “Nobeli” për mjekësi

Çmimi “Nobel” për mjekësi u është ndarë dy shkencëtarëve që zhvilluan teknologjinë që çoi në zbulimin e vaksinës kundër COVID-19.

Siç ka raportuar BBC-ja të hënën, çmimin do ta ndajnë doktorët Katalin Kariko dhe Dreë Weissman.

Teknologjia ishte eksperimentale para pandemisë, por tash u është dhënë miliona njerëzve në mbarë botën.

E njëjta teknologji mRNA, tani po hulumtohet për sëmundje të tjera, e madje edhe për kancer.