Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik – Rastavic. Sipas tij kjo rrugë do të shtrohet së bashku me infrastrukturën përcjellëse siç janë: zgjerimi i rrugës, trotuaret, ndriçimi dhe shtigjet për biçikleta.
Shehu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet arterien kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit
“Ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”. ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic. Ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit.
Rruga Junik-Rastavicë është ndërtuar në vitin 1976 dhe pas një kohe kaq të gjatë kjo rrugë po shtrohet që nga fillimi në tërësi së bashku me infrastrukturën përcjellëse (zgjerimi i rrugës, trotuaret, ndriçimi dhe shtigjet për biçikleta) dhe në përputhje me standardet moderne rrugore.
Ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Urime Junikut dhe junikasve.
R.Sh.







