Kryetari i LDK-së

Abdixhiku në Dragash: Lidhja po rritet, po bëhet e popullit, e qytetarëve e secilit patriot të djathtë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Dragash ku ka takuar simpatizantë të kësaj partie dhe ka vizituar bizneset në këtë qytet.

“Sot, në Dragash, tubime e takime me qytetarë e kryefamiljarë. Përbashkimi rreth së djathtës sot mbetet prioritet nacional. I lumtur me pritjen qytetare në çdo anë, qytet e fshat. Lidhja po rritet, lidhja po bëhet siç ka qenë e destinuar gjithherë; e popullit, e qytetarëve e secilit patriot të djathtë!

Vizitova dhe dy biznese; ‘Meka Food’ dhe ‘Aeg Sharr’. Pashë nga afër përkushtimin e jashtëzakonshëm që ndërmarrësit e punëtorët japin secilën ditë. ‘Rruga e Re’ përbrendëson aspiratat e sektorit privat, si gjenerator i zhvillimit e punësimit. Jemi me ta, do të jemi gjithnjë me ta!”, ka shkruar Abdixhiku. /Ballkani.info/