Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë teksa ka thënë se banorët e Astirit që protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre në Unazë, janë kërcënuar nga banditë që vijnë natën me makina me xhama të zinj.

I pranishëm në protestën e kësaj mesdite në Unazë, Paloka u shpreh se këtë fakt ja kanë treguar vetë banorët e zonës.

“Krimi bën kërdinë, ky ngre policinë kundër banorëve të zonës që po mbrojnë një të drejtë që jo vetëm ua jep kushtetuta, por e drejta njerëzore. Fëmijët ngelin rrugëve se ua marrin prindërit e ua cojnë në polici, kjo ndodh se një monstër që e kemi kryeministër i pangopur bashkë me velinën e bashkisë kërkojnë të fusin miliona në xhep.

Ajo që ndodh ditën me policinë, është një gjë, por ajo që më thanë banorët se cfarë ndodh natën. Kriminelë ordinerë vijnë natën me makina me xhama të zinj, të maskuara dhe u bëjnë presion banorëve, kriminelë ordinerë, mesiguri janë ata që do të marrin leje për pallate nesër, kjo po ndodh këtu”- tha Paloka.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/254144821928750/?t=0