Është nata e Phil Foden. Por edhe e Cole Palmer. Në Mançester, yjet e City dhe Chelsea, kundërshtarë të së dielës dhe deri në fillim të sezonit të kaluar shokë nën urdhërat e Pep Guardiolës, janë mbretërit e natës së çmimeve Oscar të futbollit anglez. PFA awards, në fakt, akordohen nga shoqata e lojtarëve e kryesuar nga italiani Maheta Molango dhe tashmë është në edicionin e 51-të. Është një natë feste për të gjithë profesionistët e futbollit anglez, nga Liga e Dytë në Ligën Premier, por ishin dy yjet, gjithashtu protagonistë me Anglinë në Kampionatin Evropian, ata që morën vëmendjen.
LOJTARI I VITIT
Foden e plotësoi sezonin e tij fantastik 2023-24 duke fituar edhe çmimin e lojtarit të vitit të dhënë nga kolegët e tij. Një trofe që i shtohet një vitrine që përfshin ato të shpërndara nga shtypi i specializuar dhe Premier League. 24-vjeçari i City, në hije të dielën në debutimin sezonal me Chelsea, ishte sensacional sezonin e kaluar, duke e futur veten me zhurmë golash në listën e të paprekshëmve të Pep Guardiolës, ku përfshihen edhe Erling Haaland e Rodri, të cilët Foden i vuri në rresht për këtë çmim, për të cilin ishin nominuar edhe Martin Ødegaard i Arsenal, Palmer dhe Ollie Watkins i Aston Villa.
Foden shënoi 19 gola në kampionat në sezonin 2023-2024, duke shtuar 8 asiste dhe duke u bërë fytyra e titullit të katërt radhazi të City. Për të është triumfi i parë në kategorinë lojtari i vitit, pasi ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të ri në 2021 dhe 2022.







