Napoli siguron kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve, e mund edhe Ajaxin

Napoli e ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores 4:2 kundër Ajaxit në kuadër të Grupit A.

Skuadra napolitane e nisi në mënyrën më të mirë takimin duke krijuar epërsi qysh në minutën e katërt me autor Lozanon.

Golin e dytë për Napolin e shënoi Raspadori në minutën e 16-të. Ajaxi tentoi të kthehej në lojë me golin e Klaassen në minutën e 49-të.

Kvaratskhelia shënoi nga penalltia për 3:1, kurse Bergëijn nga e njëjta pozitë ngushtoi sërish shifrat.

Rezultatin final të takimit e vulosi Osimhen në minutën e 90-të të takimit.

Napoli ka 12 pikë në vendin e parë në grup, gjashtë ka Liverpooli, tri Ajaxi dhe zero Rangers.