Muriqi zbulon aftësitë që do të kishte dëshirë t’i posedonte nga 3 sulmues të mëdhenj

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionin turk NTV.

Ai ka rrëfyer për gjithë karrierën e tij futbollistike, duke zbuluar disa sekrete.

Muriqi ka thënë se për një dokument ka dështuar që të luaj për Kombëtaren e Turqisë, ngase atij i ishte kërkuar që të gjej ndonjë lidhje farefisnore në Turqi.

Sa i përket formës së tij, Muriqi është shprehur i kënaqur por thotë se nuk do të ndalet me kaq.

“Do të doja t’i kisha aftësitë e disa sulmuesve të mëdhenj tek unë. Qetësinë e Ibrahimoviçit në fushë, konkretizimin e Lewandowskit dhe ambiciet e Cavanit”, ka thënë Muriqi.

loading…