Muriqi fiton duelin në ajër dhe bën asistim fantastik për Mallorcën

Vedat Muriqi po vazhdon me paraqitje impresive në La Ligan. Ai ka startuar te Mallorca që po udhëheq 2:0 ndaj Athletic Bilbaos.

Sulmuesi kosovar asistoi në golin e dytë të cilin e shënoi Angel Rodriguez në minutën e 30-të. Në debutim në La Liga, Muriqi shënoi gol. Tani ka asistuar.