“Mundësia që Mbappe të shkojë në Madrid është e madhe, ka ëndërruar si fëmijë”

Gazetari i njohur francez, Julien Laurens, ka konfirmuar për ESPN se mundësia që Kylian Mbappe të shkojë në Madrid është shumë e madhe.

Zinedine Zidane e dëshiron me çdo kusht verën e ardhshme talentin e PSG-së, për të krijuar një treshe sulmuese me Karim Benzema dhe Eden Hazard.

Vet futbollisti, ditë më parë nuk e mohoi mundësinë e largimit, duke thënë se dëshiron vetëm të luajë futboll dhe të shijojë sezonin e mbetur, pa menduar çfarë do të ndodhë gjatë verës.

“Më dhemb ta them, por është një mundësi e madhe, shumë e madhe që ai të largohet këtë verë. PSG po punon shumë për t’ia vazhduar kontratën. Ata duan që ta bindin lojtarin të qëndrojë për të paktën edhe një vit. Por mundësia e madhe është që të shkojë (në Madrid) gjatë verës”, tha Laurens.

“Ëndrra e Mbappes është të luajë për Real Madridin dhe për Zidanin. Do të ndodhë një ditë, a do të ndodhë verës? Mundësia është shumë, shumë e madhe”.