Muharremaj me postim emocionues për nxënësit: Çantat tashmë i keni gati, nesër do të duhej të ishit në shkollë…

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, u është drejtuar sot nxenësve dhe mësuesve, me rastin 1 shtatorit, datës kur do të duhej të fillonte procesi i rregullt mësimor.

“Mbase në rrethana normale nesër do të duhej të fillonte mësimi, por pandemia po na e pamundëson këtë. Shumë prej jush i keni çantat tashmë gati, me fletore, lapsa e libra të cilat presin ti shfletoni me punë të zellëshme. E kuptoj secilin mësimdhënës, i cili do të donte që nesër ta kishte klasën plotë me nxënës, për ta filluar punën nga e para për të dhënë sa më shumë dije për gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar Muharremaj.

Për shkak të gjendjes me pandeminë, nisja e vitit të ri shkollor është shtyrë deri më 13 shtator.

Postimi i plotë i Muharremaj:

Nxënës të dashur
I dashur Mësues/e
E di që sonte i keni ndjenjat e përziera.
Mbase në rrethana normale nesër do të duhej të fillonte mësimi, por pandemia po na e pamundëson këtë.
Shumë prej jush i keni çantat tashmë gati, me fletore, lapsa e libra të cilat presin ti shfletoni me punë të zellëshme.
E kuptoj secilin mësimdhënës, i cili do të donte që nesër ta kishte klasën plotë me nxënës, për ta filluar punën nga e para për të dhënë sa më shumë dije për gjeneratat e ardhshme.
Zilja nesër do të tingëllonte me kuptimin e gëzimit për një fillim të mbarë.
Shtatori në aspekt të fillimit të mësimit ka pasur gjithmonë gëzim në kombin tonë shqiptar, sepse kështu e mbrojtëm dinjitetin tonë.
Megjithate prindërve do t’u kërkoja më shumë përkushtim për kohën e fëmijëve të tyre, sidomos për ata që hynë në klasën e parë.
Por, edhe kjo sfidë e pandemisë do të kaloj, e sigurisht do t’i kemi ditët e mira në të ardhmen.
Me respekt
Bali Muharremaj 🙏