Mourinho zgjedh 11shen më të mirë që ka stërvitur, nuk mungojnë befasitë

Ndërkohë që futbolli dhe çdo sport tjetër në botë është ndalur për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit vdekjeprurës, Covid-19, Mourinho për gazetën Marca ka bërë publike 11shen më të mirë të lojtarëve që ai ka stërvitur gjatë karrierës së tij.

“The special one” ka përdorur rreshtimin e tij të preferuar, 4-2-3-1, për të vendosur 11 më të mirët sipas tij, ndërsa vlen të theksohet se nga Interi me të cilin ai arriti të fitoj tripletën në vitin 2010, portugezi ka përfshirë vetëm një futbollist, kapitenin zikaltër Javier Zanetti.

Një pjesë e madhe e formacionit më të mirë të Mourinhos, janë ish lojtarë të Chelseat, ekip që portugezi e ka drejtuar dy herë, me emra si Cech, Carvalho, Terry, Gallas, Lampard, Hazard e Drogba.

Nuk mungojnë as lojtarë që Mourinho i ka stërvitur gjatë kohës që drejtonte Realin e Madridit, duke filluar nga patrioti i tij Cristiano Ronaldo, e për të vijuar me emra si Makelele, e Mesut Ozil.

Ja formacioni më i mirë sipas Jose Mourinhos:

Cech; Zanetti, Carvalho, Terry, Gallas; Makelele, Lampard; Ozil, Ronaldo, Hazard; Drogba