Karriera e Mourinho te Real Madridi nuk përfundoi aspak mirë, mirëpo portugezi arriti ta transformojë klubin, i cili deri atëherë kishte dështuar në Evropë.
Me Mourinhon, madrilenët arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse ai nuk arriti asnjëherë të kurorëzohet si kampion evropian në Madrid, ai ia ka rikujtuar edhe një herë tifozëve të klubit dhe të futbollit për rolin e tij në transformimin e Real Madridit.
“Mendoj se për shtatë apo tetë vjet, ata nuk kishin arritur as në çerekfinale”, ka thënë Mourinho për BeIN Sports.
“Ata nuk kishin luajtur në çerekfinale apo gjysmëfinale. Në sezonin tim të parë atje, ne luajtëm kundër Lyonit dhe ata frikësoheshin”.
“Nuk mund ta kuptoja se si një klub mund të frikësohet nga Lyoni. Ata e kanë një ekip të mirë, por prapëseprapë është vetëm Lyoni”.
“Ne u eliminuam në fazën e gjysmëfinaleve nga gjuajtjet e penalltive. Kaka, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo gjuajnë shumë mirë, mirëpo ata dështuan. Pastaj ne e kishim një rekord prej 100 pikësh dhe humbëm në gjysmëfinale për shkak të penalltive”.







