Mourinho me shaka thotë se trajneri më i kënaqur në botë është Pochettino

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka bërë shaka se trajneri i vetëm në botë i kënaqur plotësisht me skuadrën e tij është tekniku i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino. Javë më parë, PSG-ja e transferoi Lionel Messin kurse deri në fund të afatit kalimtar, ka gjasa të bëjë edhe ndonjë lëvizje tjetër të madhe.

Krahas Messit, te PSG-ja gjatë këtij afati kalimtar që mbyllet më 31 gusht, transferoi edhe Gianluigi Donnarumman, Sergio Ramosin, Georginio Wijnaldumin, Achraf Hakimin e Danilo Pereiran.

“A njihni ndonjë trajner që është plotësisht i kënaqur me skuadrën e tij? Ndoshta, vetëm Pochettino, por askush tjetër!” – tha Mourinho kur u pyet se sa është i kënaqur me ekipin e tij dhe a mund të bëjë ndonjë përforcim gjatë afatit kalimtar.