“Mos e prek me dorë”/ Del video ku fqinji rreh 30-vjeçaren me tubin e ujit

BalkanWeb ka siguruar videon nga sherri i denoncuar në Korçë. Nga pamjet duket se si 60-vjeçari godet 30-vjeçaren me zorrë uji.

Po ashtu ai e ka shtyrë dhe kërcënuar disa herë. “Mos e prek me dorë se të erdha dhe”- thotë autorja e videos, ndërkohë që sherri përfundon me fjalët e 30-vjeçares që paralajmëron denoncimin në Polici.

Momentet e dhunës kanë zgjatur disa sekonda teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e largët Tudas të Korçës. Sot e dhunuara ka denoncuar rastin teka Prokuroria është vënë menjëherë në lëvizje.