Deputeti

Mori mandatin e Arben Ahmetajt, Plarent Ndreca betohet mes kaosit dhe zhurmës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë

Plarent Ndreca është deputeti më i ri që i bashkohet Kuvendit të Shqipërisë. Ai është betuar sot mes kaosit të krijuar nga opozita.

Ndreca mori mandatin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

KQZ i dha mandatin e deputetit Plarent Ndrecës ditën e sotme. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se Ndreca ka rezultuar si person i pastër dhe pa probleme me ligjin.