Talenti i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko, e puthi në faqe gazetaren Vlada Dedan, gjatë intervistës pas fitores bindëse të Ukrainës kundër Serbisë, me rezultat 5-0.
Por, Zinchenko i cili luan në pozitën e mbrojtësit anësor, vendosi ta përfundojë intervistën e tij me një puthje, para se të buzëqeshte drejt kamerës dhe të largohej nga ajo pjesë,
Situata nuk kishte qenë kaq e qetë edhe gjatë ndeshjes, e cila u zhvillua në kuadër të rundit të tretë kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, në qytetin Lviv.
Gjatë intonimit të himnit serb, tifozët e Ukrainës, dëgjohen duke brohoritur: Ruska k*rva, ole ole ole” që në shqip i bie “K*rvat e Rusisë”. Ndërsa gjatë kësaj brohoritje, janë parë edhe flamuj të Kroacisë. /Ballkani.info/







