Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë një paraqitje shumë të mirë për Fenerbahcen në miqësoren ndaj Real Madridit.

Prizrenasi asistoi te njëri prej golave të ekipit turk, që humbi 5-3.

E në një rast, Muriqi iu afrua shumë golit.

Pasi u shmang me lehtësi nga Marcelo, Muriqi goditi fuqishëm por Navas intervenoi disi duke larguar topin në këndore.

Paraqitja e kosovarit u vlerësua pozitive nga mediat turke pas përfundimit të sfidës.

Te Feneri janë të bindur që e kanë gjetur sulmuesin e duhur për edicionin e ri.

https://twitter.com/asiklarifener/status/1156605897956872197