Momenti i përmbysjes së madhe nga Trepça ’89 që e shokoi Ismet Munishin VIDEO

Nga 0-3 në 4-3, Trepça ‘89 ka bërë një ndër rikthimet më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit kosovar.

Klubi mitrovicas ia shkaktoi humbjen e parë Ballkanit në sezonin e ri të Superligës të dielën në Riza Lushta, duke i shënuar katër gola nga minuta e 64’ dhe deri në fund të takimit.

Ballkani, si pretendenti kryesor për titull këtë sezon, po vinte në këtë takim plot vetëbesim dhe krijoi një epërsi të hershme të cilën askush nuk ka mundur ta parashikonte se nuk do ta mbante, por futbolli është i paparashikueshëm.

Ismet Munishi e ka përjetuar më së rëndi këtë humbje me përmbysje, pasi për shkak të suspendimit, po e shikonte ndeshjen nga tribunat.

Para takimit të sotëm, skuadra nga Suhareka i kishte fituar gjashtë ndeshje dhe kishte barazuar një herë.