Moldavia synon fitore ndaj Kosovës, Muriqi vlerësohet rreziku kryesor

Portieri i Moldavisë, Stanislav Namashko, në konferencë për media para sfidës ndaj Kosovës ka thënë se kanë udhëtuar për fitore.

Moldavia nesër luan ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Ekipi është i përgatitur për ta bërë më të mirën ndaj Kosovës. Kemi të bëjmë me një ndeshje të vështirë por Moldavia ka ardhur për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Namashko.