Mjeku kosovar që trajtoi pacientë me Ebolë

Të shtrirë në tokë, gjendja e tyre shëndetësore nuk ishte aspak e lehtë.
Por, solidaritetit me banorët e Liberisë nuk mungoi kur ata u ballafaquan me këtë virus vdekjeprurës.

E në mesin e atyre që vullnetarisht vendosën t’i ndihmojnë banorët e Liberisë, që po ballafaqoheshin me epideminë e Ebolës, ishte edhe Lul Raka, i vetmi person nga rajoni.

Katër vite pas, epidemiologu kosovar dhe specialisti i mikrobiologjisë, tregon se rreziku ishte i madh, por krahas kësaj ai vendosi të shkojë në Liberi.

“nuk ka sëmundje më të rrezikshme se virusi i ebolës, bartet me kontakt të drejtpërdrejtë një ndër pikat më të rrezikushme janë punëtorët shëndetësorë, ka pasë”.

Raka tregon cila është sfida më e madhe më të cilën u ballafaqua.

“grevën në mes të epidemisë në kulmin e saj ka pasë grevë në një prej qendrave të posahapura kanë qenë afër 200 pacientë për shkak të grevës ka qenë kaos, ka pasë trupa të vdekurve”.

Spitalet kishin grevë, e stafi mjekësor ishte i kufizuar.

Për 4 milionë banorë, ishin vetëm 28 doktorë.

Por edhe ata ishin në rrezik.

“kanë qenë të prekur një numër i madh I punëtorëve shëndetësorë, kanë vdek 1050 persona.. kam qenë dy muaj”.

Ani pse përkrahja e të afërmve mungonte, ai vendosi të shkojë. Por sfidues ishte edhe kthimi i tij në vendlindje.

Lul Raka ishte edhe doktor gjatë luftës.

Ndihmën nga NATO, ai e kishte përjetuar edhe si ndjenjë përgjegjësie, prandaj në vitin 2014 iu doli në ndihmë të prekurve me virusin e Ebolës, në Liberi.

E 20 dhjetori është data kur shënohet dita e solidaritetit, kjo ditë u caktua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.