Mjeku i kombëtares daneze: Testet e Eriksenit dolën mirë, askush s’e di çka ndodhi me të

Kombëtarja e Danimarkës ka mbajtur sot një konferencë për media për rastin e Christian Eriksen, i cili u rrëzua pa ndjenja në fushë në ndeshjen ndaj Finlandës në Kampionatin Evropian.

Mjeku i kombëtares së Danimarkës tha se askush nuk e di ende se çfarë ka ndodhur me të.

“Skuadra dhe stafi janë ndihmuar nga një ekip psikologësh që nga dje dhe u takuan me ta edhe sot. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me Christian ende, kjo është arsyeja pse ai duhet të bëjë më shumë teste” – tha ai.

Kujtojmë se dje gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në Euro 2020, Christian Eriksen u rrëzua në fushë pa ndjenja, teksa raportohet se pësoi sulm në zemër.

Stafi mjekësor ia doli ta rikthente në jetë danezin, i cili më pas u përcoll menjëherë për në spital, ku gjendja iu stabilizua.