Ministria e Administratës Publike i kthen përgjigje FFK-së, tregon si zgjedhet kryetari

Ministria e Administratës Publike ia ka kthyer përgjigjen zyrtarit të FFK-së në lidhje me zgjedhjet e mbajtura në vitin 2018.

Departamenti i Regjistrimit të OJQ-ve, ku është e regjistruar FFK-ja, ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë në pajtim me statutin e FFK-së, përkatësisht në pajtim me nenin 30 dhe 39.


Sipas këtij statuti, kryetari i FFK-së zgjedhet në pajtim me nenin 30 pikat 1, 2(a), 4, 5, 6, 7 dhe nenin 39.


Pak ditë më parë, MKRS-ja përmes një letre drejtuar FFK-së, ka treguar se gjatë zgjedhjes së kryetarit nuk është respektuar pika 3 e nenit 39 të Statutit të FFK-së.