Milani

Milani merr fitore të madhe ndaj Napolit, vazhdon të mbetet në hap më kreun

Milani ka mposhtur Napolin në “San Siro” me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 24-të të Serie A.

Napoli e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar i pari me Giovanni Simone në minutën e 10-të.

Milani në anën tjetër në rastin e parë arriti të shënojë, kur Rafael Leao gjeti Theo Hernandesin që shënoi për 1-0.

Pas tre minutash, Leao ka mundur të shënojë, por ishte Pierluigi Golini iai që i mohoi golin me një pritje bravoroze.

Në pjesën e dytë, Napoli kishte dy momente të mira, i pari kur kërkoi penallti për lojë me dorë, ndërsa i duti me Mateo Politanon, që gjuajti jashtë.

Në anën tjetër, Milani sërish rrezikoi me Leoan, i cili gjuajti jashtë.

Napoli në minutën e 83-të, ka mundur të shënojë me Frak Anguissan, por që goditja e tij shkoi jashtë.

Me këtë fitore Milani ka 52 pikë në vendin e tretë, ndërsa Napoli ka mbetur shumë prapa me 35 pikë në vend e nëntë.