Milani e kritikoi, Chelsea e kërkon, Higuain përgjigjet kështu! (FOTO)

Gonzalo Higuain është kthyer në qendër të vëmendjes sa i përket të ardhmes, rendimentit dhe sidomos çështjes ekonomike mbi kartonin e tij… Leonardo, drejtori sportiv i Milanit, në konferencën e fundit për shtyp për prezantimin e Lucas Paqueta, i tërhoqi veshin “Pipita”-s, duke kërkuar më shumë prej tij dhe që të marrë përgjegjësitë, ndërsa ia kishte thënë edhe në sy të gjitha këto.

“Je këtu, bëj këtu! Pedalo, kaq!”. Mesazh i qartë për argjentinasin, i cili e mbylli vitin me një gol ndaj Spalit, që vleu fitoren e kuqezinjve.