Milani ka pësuar humbje të papritur në xhiron e 22 të Serie – A duke u mposhtur nga Spezia me rezultat 2-0.
Skuadra e Stefano Piolit shfaqi një lojë të pa koordinuar të shtunën mbrëma duke befasuar kështu të gjithë tifozët e saj.
Të dy golat e fitores Spezia i realizoi në pjesën e dytë.
Fillimisht realizoi Maggiore në minutën e 56’ për 1-0 dhe pastaj edhe Bastoni në minutën e 67’ për 2-0 dhe rezultatin final të kësaj ndeshjeje.
Kjo humbje e Milanit i jep mundësinë Interit që të marr kreun e tabelës nëse te dielën e mposht Lazion.
Duhet kujtuar po ashtu që në javën e ardhshme do të zhvillohet derbi “Madoninna” e i cili mund të jetë vendimtar për titullin kampion.







